Rritet bilanci i viktimave si pasojë e përplasjes së dy trenave kokë më kokë ditën e djeshme në Itali. Sipas mediave italiane deri më tani janë 27 të vdekur dhe 50 të plagosur. Ndërkohë, raportohet se 7 prej të plagosurve ndodhen në gjende të rëndë.
Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të nxjerrë trupat. Dhjetëra zjarrfikës po largojnë mbetjet e trenave. Ndërkohë bashkë me qentë po kërkojnë për trupa të tjerë.
“Ne do të punojmë për largimin e mbetjeve, derisa të përjashtojmë mundësinë që persona të tjerë ndodhen poshtë tyre”, tha komandanti i zjarrfikësve.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por hetimet e para flasin gjithnjë e më shumë për një gabim njerëzor në momentin e ndërrimit të binarëve. Nuk ka ende asnjë person nën hetim.