Shumë njerëz i shikojnë me skepticizëm të famshmit që qëllimisht veshin të njëjtën bluzë për çdo ditë, posaçërisht kur ata nuk kanë ndonjë problem me financat.
Nëse ia keni bërë këtë pyetje vetes, duke e parë Mark Zuckerberkun, atëherë këto mund të jenë disa prej arsyeve:
Më pak vendime që duhet të merren:
Lodhja nga vendimmarrja mund të ketë lidhje me prijësit, që vendosen të vishen thjeshtë, pasi që duhet të marrin shumë vendime për aspektet tjera. Për njerëzit që marrin vendime të rëndësishme për çdo ditë, eliminimi i një telasheje – përzgjedhja e rrobave në mëngjes – u lë më shumë hapësirë mendore dhe produktivitet më të madh gjatë ditës.
Kjo e formon bazën për opsionet e kufizuara të modës për presidentin Obama: “E keni parë se vesh vetëm rrobe të hirta apo të katërta. Po mundohem që të racionalizoj vendimmarrjen. Kam shumë vendime tjera për të marrë”.
Edhe Mark Zuckerberg ka përdorë një arsye të ngjashme. Një vendim më pak i rëndësishëm në mëngjes rezulton me vendime më të mira për gjërat që njëmend kanë rëndësi.
Më pak kohë e humbur
Nuk kemi idenë se çfarë në çfarë barre shndërrohen rrobat tona, deri kur fillojmë t’i largojmë.
Më pak stres
Matilda Kahl, drejtoreshë në fushën e artit në Nju Jork ka përmendur edhe aspektin e stresit, posaçërisht kur ia shtrojmë vetes pyetjet: “A është kjo veshje shumë formale? A është fundi shumë i shkurtër?”, e kështu me radhë.
Më pak energji e shpenzuar
Christopher Nolan ka krijuar disa prej filmave më të suksesshëm, si në aspektin e kritikës, ashtu edhe atë komercial, në shekullin 21. Por, sipas “New York Times Magazinë”, ai kishte vendosur jo shumë kohë më parë se “ishte humbje e energjisë që të vendosësh për çdo ditë se çfarë duhet të veshësh”. /Tentenja