Përse është e dobishme të qani më shpesh

Vijmë në këtë botë duke qarë, por për arsye të ndryshme, me kalimin e moshes, të qarit apo derdhja e lotëve shihet si shenjë dobësie. Sipas ekspertëve e qara i bën mirë mendjes, trupit dhe shpirtit në shumë mënyra.

Ja çfarë ndodh kur qajmë:

1. Çlirohen toksinat

Njerëzit nuk qajnë vetëm kur janë të mërzitur, por edhe kur janë në stres apo të gëzuar. Kur qani ju çlironi kortizolin apo hormonin e lidhur me stresin. Ky hormon ju dëmton organizmin nëse niveli i tij nuk është në ekuilibër. Nivelet e larta të këtij hormoni shkaktojnë problem me gjumin, rënie të sistemit imunitar dhe dhjamë në zonën e barkut.

2. E qara vret bakteriet

Lotët largojnë bakteriet nga sytë. Kjo falë një përbërësi tek lotët, lysozyme, që është një hormone që e gjejmë tek qumështi i njeriut dhe pështyma. Kur qani, çlirohet lysozyme dhe vret rreth 90% të bakterieve në sy.

3. Përmirëson shikimin

Nëse keni turbullira në shikim pas një dite të gjatë para kompjuterit atëherë kjo tregon se sytë tuaj janë çdehidratuar. Të qarit ju hidraton membranat e syrit, dhe përmiron shëndetin e syrit në tërësi.

4. Përmirëson humorin

Kur qajmë çlirohemi nga stresi dhe ky veprim ka një ndikim shumë të madh në gjendjen tone emocionale. Sipas një studimi të vitit 2008 nga Universiteti i Floridës u arrit në përfundimin se 90% e atyre që kishin qarë gjatë një situate stresante kishin përmirësim të ndjeshëm të humorit.

5. Përballeni me ndjenjat

Nëse ndodheni në një moment jo të mirë në jetën tuaj, nëse mbani lotët për hir se nuk doni të turpëroheni thjesht sa do të shtoni edhe më shumë nivelin e stresit. Prandaj mos i frenoni ndjenjat dhe lotët.

Artikulli paraprakArsyeja e tërmeteve të shpeshta në Ballkan
Artikulli vijuesRregulloni shtratin çdo mëngjes, ja arsyet