Pacolli godet Qeverinë: ndalni shpifjet kundër VV!-së

Lideri i AKR-së dhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës në Qeverinë Thaçi 2, Behxhet Pacolli në një postim të vetin në Facebook ka theksuar se Qeveria e Kosovës pa të drejtë Vetëvendosjen e etiketon si “e paguar nga Serbia”, ndërsa Vetëvendosjes ia përkujton se dikur atë e quante “agjent të Beogradit” etj.

Në vijim postimi i Pacollit:

“Akuzat e Qeverisë kundër Levizjes Vetëvendosje, se gjoja VV është e paguar nga Serbia, janë akuza fyese, denigruese, dhe i përngjajnë etiketimeve të paskrupullta që janë përdorur nga regjimet komuniste me qëllim të ruajtjes së privilegjeve të veta duke u shkaktuar të tjerëve dëme e dhimbje shpirtërore.

Këto akuza janë shpifje të rënda, sidomos kur bëhen nga “shërbyesit e popullit”, nga ata që harxhojnë paranë publike, nga ata që duhet të jenë punëtorë të edukuar dhe shembullorë. Në një shtet ligjor këto shantazhe do të ndëshkoheshin me ligj.
Nga ana tjetër, i pyes edhe miqtë e VV, si ju tingëllon juve ky etiketim i pavërtetë?

Për mua është një Déjà vu! Ju kujtohen të gjitha etiketimet që m’i bënit mua në mënyrë permanente (rus,agjent i Beogradit, etj., etj.)
E shihni sa keq është me qenë i shantazhuar pa baza!

Sidoqoftë unë vihem fuqishëm kundër të gjitha formave shantazhuese, teorive konspirative dhe metodave staliniste e enveriste që kanë karakter denigrues dhe fyes dhe që bëhen për shkaqe oportuniste në dëm të të tjerëve”.

Artikulli paraprakVMRO i çon “selam” BDI-së për kryqin
Artikulli vijuesHaxhiu e pyet Sahatqijajn: Pse s’po flet për asamblesitin që tentoi të dhundoj 13 vjeçaren