Përse grindet Afganistani me SHBA-të?

John Kerry u largua nga Kabuli pa zgjidhur vetëm një problem – atë të “imunitetit të trupave” të SHBA-së në Afganistan prej ndjekjes penale nga ana e organeve gjyqësore të këtij vendi. Pikërisht me zgjidhjen e tij dhe do të merret Këshilli i Kryepleqve afganë në muajin nëntor.
Pa një vendim pozitiv të Këshillit të Kryepleqve SHBA-ja do të jetë e detyruar të tërheqë me të vërtetë në vitin 2014 të gjithë kontingjentin e vet ushtarak nga Afganistani. Një gjë e tillë tashmë ka ndodhur në histori: në vitin 2011, për shkak të refuzimit të udhëheqjes së Irakut për të pranuar dhënien e “imunitetit të trupave” SHBA-së në këtë vend, nuk u nënshkrua pikërisht një marrëveshje po e tillë dhe atëhere amerikanët u detyruan tërheqin forcat e tyre prej andej.
Që të shtunën, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin afgan, John Kerry deklaroi se pa zgjidhjen e këtij problemi “për fat të keq, marrëveshje dypalëshe të sigurisë nuk do të ketë”. Sipas fjalëve të Kerry, gjithkund, ku ndodhen trupat e SHBA-së, duke përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Evropën dhe Afrikën, ato veprojnë sipas një standardi unik. Dhe Afganistani thjesht nuk mund të bëjë përjashtim në këtë rast. Tjetër gjë është ajo se “imuniteti” nuk do të thotë mosndëshkim. Sipas Kerry, çdo qytetar i Shteteve të Bashkuara, që ndodhet në përbërjen e trupave amerikane dhe ka thyer ligjin, do të ndiqet penalisht në masë të plotë dhe se çdo shkelës i ligjit apo kriminel do të ndëshkohet ashtu siç e meriton. Por, natyrisht, në bazë të ligjeve të Shteteve të Bashkuara.
Kjo është një praktikë e zakonshme, e mirënjohur dhe kërkesat e SHBA-së në lidhje me “imunitetin e trupave” nuk dallohen me kurrgjë nga kushtet e qëndrimit të kontigjenteve ushtarake të çdo vendi tjetër jashtë kufijve të tij, aq më tepër gjatë kohës së zhvillimit të veprimeve luftarake. Por pala afgane, po e zgjidh shumë gjatë dhe me mjaft vështirësi këtë çështje. Në se konsiston problemi vallë?

Shpenzimet për garantimin e sigurisë tejkalojnë tani buxhetin e Afganistanit, kurse forcat e tij të armatosura për një kohë të gjatë nuk do të jetë në gjendje të kryejnë në mënyrë të pavarur të gjitha detyrat e lidhura me zhvillimin e operacioneve luftarake. Është plotësisht evidente se udhëheqja e vendit e kupton për mrekulli këtë. Por deklarimi publikisht i mungesës faktike të sovranitetit – është vetëvrasje politike për regjimin aktual të Afganistanit. Kështu që të gjitha “grindjet” demonstrative të Presidentit afgan me aleatët perëndimorë nuk janë gjë tjetër veçse një “produkt” propagandistik i autoriteteve afgane, i llogaritur ekskluzivisht për tregun e brendshëm.
Të shtunën Hamid Karzai deklaroi se tashmë arriti marrëveshjen, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara pas vitit 2014 nuk do të ndërmarrin operacione të njëanshme ushtarake në vend. Edhe pala amerikane, pas largimit të John Kerry nga Kabul-i, njoftoi se tani mbetet vetëm për të rënë dakort në lidhje me detajet e Marrëveshjes Dypalëshe të Sigurisë (angl. Bilateral Security Agreement). Kështu që nuk ka gjasa që kryepleqtë afganë të veprojnë sipas shembullit të kolegëve të tyre irakianë. 

Artikulli paraprakAeroporti Ademi Jashari: Përgatiti dhomën për faljen e namazit
Artikulli vijuesHurma – pema më e shëndetshme në botë?