Aeroporti Ademi Jashari: Përgatiti dhomën për faljen e namazit

Aeroporti i Prishtinës ‘Adem Jashari’ po i bën punët e fundit në një prej projekteve multi-milionësh për terminalin e ri. Ai do të hapet me 23 tetor.

Me një sipërfaqe prej 45 mijë metra katrore, terminali përfshin një infrastrukturë shumë të zgjeruar, mes tjerash edhe një parking për rreth 2000 vetura, një kullë kontrolli, etj. Si e veçantë e aeroportit do të jetë salla e lutjeve për besimtarët e ndryshëm, sidomos ata mysliman.
Projekti në total ka kushtuar rreth 130 milionë euro.
Ky aeroport është i treti më i madhi nga aeroportet në ish – Jugosllavi, pas Beogradit dhe Zagrebit. Zyrtarë e aviacionit në Kosovë thonë se më këtë terminal, ANP do të bëhet lider i aeroporteve në Ballkan.
Deri tash rekordi i udhëtarëve ka shkuar në rreth 1 milion./mszh/kohaislame

Artikulli paraprakFamilja Mursi: Presidenti nuk terhiqet
Artikulli vijuesPërse grindet Afganistani me SHBA-të?