PËRSËRI SHPËRTHIM NË SIRI

Siria sot u zgjua me një shpërthim të përgjakshëm.

Si pasojë e shpërthimit të një automjeti të ngarkuar me bomba në qytetin Deyr’uz Zur, humbën jetën një sërë personash numri i saktë i të cilëve ende nuk dihet.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të një spitali ushtarak dhe të një zyre të shërbimit informativ të forcave ajrore.

Pas shpërthimit janë dëgjuar të zhurma përleshjesh.

Në Siri ngjarjet e dhunës kanë më shumë se 14 muaj që vazhdojnë dhe godinat administrative herë herë janë në shënjestër të sulmeve me bomba.

Në kryeqytetin Damask në 10 maj ishin organizuar njëkohësisht 2 sulme me bomba ku kishin humbur jetën 55 persona./TRT/kohaislame

Artikulli paraprakGjykata aministon dhunën maqedonase ndaj fëmijëve shqiptarë
Artikulli vijuesAsanzh ka gjasa reale që të zgjedhet senator