PËRSHKALLËZOHET TENSIONIMI AZERBAJXHAN-ARMENI

Tensionimi në linjën e frontit Azerbajxhan-Armeni sa vjen dhe po thellohet.

Në sulmin kundër frontit azerbajxhanas, një ushtar armen humbi jetën kurse tre të tjerë janë plagosur.

Forcat armene sulmuan frontin azerbajxhanas në rajonin Fuzuli rreth orëve të mëngjesit.

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve azerbajxhanase APA në konfliktin e përjetuar ka humbur jetën 1 ushtar armen dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Ministria Azerbajxhanase e Mbrojtjes, njoftoi se forcat armene gjatë gjithë natës kanë shkelur armëpushimin në të gjitha rajonet e frontit.

Në ditët e fundit tensionimi në frontin Azerbajxhan-Armeni është përshkallëzuar dhe të dyja palët kanë pasur humbje./trt/kohaislame

Artikulli paraprakBrezi i fëmijëve “të izoluar”
Artikulli vijuesKanada, vijon tmerri i vrasësit manjak