Personat e fuqishëm nga Serbia, shkatërrojnë Brezovicën me ndërtime ilegale

Nuk është vetëm Prevalla e degraduar nga ndërtimet ilegale, por edhe qendra turistike në Brezovicë, madje nga persona të fuqishëm në Serbi. Kështu ka njoftuar ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Dardan Gashi në emisionin “Puls” të KTV-së, duke njoftuar për masat që ka ndërmarrë kjo ministri për ndërtimet e tilla.

“Komuna e Prizrenit e ka fajin për gjithë këtë kaos që është bërë në Prevallë, për këto ndërtime të tmerrshme që janë bërë. Ligjin e ka shkel komuna e Prizrenit duke lejuar të bastardohet ai vend. Tash duhet t’ju rrënojmë njerëzve këto vila. Kjo është arsyeja që i kemi paditur Komunën e Prizrenit për këtë turp që ka ndodhë. Komuna veç ka penguar kur kemi dashtë me i rrënua”, ka deklaruar Gashi, transmeton orainfo.

Ai ka njoftuar se në Brezovicë ka shkelje edhe më të mëdha me ndërtime të egra nga komuna e Shtërpcës. Gashi ka thënë se kjo komunë ka lëshuar leje në parkun nacional për ndërtime dhe pse nuk e ka një drejtë të tillë.

“Mere me mend janë bërë ndërtime edhe tek ski-lifti nga njerëz të fuqishëm nga Serbia. Në Brezovicë ka ndërtime të egra në vendet kyçe. Së shpejti do t’ju tregojmë edhe emrat. Përveç figurave nga Prishtina, ka edhe nga Beogradi figura të fuqishme në Brezovicë”, ka thënë Gashi.

Drejtor i Drejtoratit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi, ka thënë se inspektorët nuk ka guxuat t’i rrënojë ndërtimet ilegale në Prevallë, sepse kanë pas frikë nga personat e fuqishëm të politikës dhe të biznesit./kohaislame

Artikulli paraprakMonedhë e re më e sigurt se Euro
Artikulli vijuesRasti Monstra: Dëshmitarët nuk e njohin Sami Lutën