Personi, arrestimi i të cilit në aeroportin Schiphol të Amsterdamit mbrëmë shkaktoi panikë, është mbajtur në paraburgim krahas asaj se në çantën e tij nuk është gjetur material i rrezikshëm, bëhet e ditur nga policia ushtarake holandeze, raporton Anadolu Agency (AA)
Zëdhënësi i policisë Alfred Ellwanger tha se hetimi “do të tregojë se çka saktë ka ndodhur” se bëhet fjalë për mashkull, identitetin e të cilit nuk deshi ta tregojë dhe se është arrestuar mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës për shkak të “situatës së dyshimtë”.
“Ekspertët për shpërthime kontrolluan gjërat e personit të arrestuar, por nuk gjetën mjet shpërthyes”, shtoi Ellwanger.