Kriza me refugjatët, Maqedonia kërkon ndihmë nga BE-ja

Sipas mediave lokale të Evropës, lista e kërkesave për mbrojtjen e kufijve të jashtëm dërguar vendeve anëtare të BE-së nga ana e Republikës së Maqedonisë“ ka ekspozuar dobësitë e disa vendeve duke bllokuar zgjidhjet e plotë të Bashkimit Evropian për krizën me refugjatët”.

Mediat lokale shkruajnë se Republika e Maqedonisë dërgoi një letër 12 prej faqesh deri tek disa vende anëtare duke shpjeguar nevojat e saj në të, me qëllim që ta ketë nën kontroll të plotë kufirin e saj jugor.

Sipas tyre në dokument thuhet se vendit do t’i nevojiten makina inxhinierike për ndërtimin e fortifikimeve në kufirin jugor dhe materiale për të ndërtuar një gardh mbrojtës me gjatësi prej 300 metrave, si dhe një kamp për 400 persona. Poashtu në këtë dokument thuhet se u kërkuan pajisje që do të përdoren për kontrollin e turmave, përfshirë shpenzimet mujore për personelin, automjetet dhe mbulimin e plotë të aftësive teknike të ushtrisë.

Siç theksojnë mediat lokale, disa vende anëtare u shprehën të gatshme për t’i siguruar Maqedonisë pajisjet e kërkuara, por gjithashtu deklaruan se “mund të ketë kufizime”, duke marrë shembull Austrinë ku sigurimi i pajisjeve ushtarake në një vend tjetër është i kufizuar dhe kërkon miratimin parlamentar.

Në vijim mediat lokale shtojnë sipas ekspertëve ligjorë pajisjet e siguruara vendi mund t’i përdor për presion të brendshëm përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të qershorit. “Pajisje për kontrollin e turmave: Maqedonia kërkon bomba të veçanta (shok bomba dhe topa gome), spraj piperi dhe dispenzues për kontrollin e turmës”, shkruajnë mediat lokale.

Për përdorimin e pajisjeve të siguruara për presion të brendshëm, ekspertët ligjorë bazohen në krizën politike aktuale në Maqedoni, të cilët e quajnë të brishtë dhe të tensionuar mes qeverisë dhe opozitës, pasi që u anuluan zgjedhjet , për shkak se opozita deklaroi se do të bojkotojnë zgjedhjet nëse mbahen më 24 prill.

Ditëve të fundit në kufirin greko-maqedonas arriti përshkallëzimi i situatës, pas së cilës pati edhe përleshje mes refugjatëve dhe policisë maqedonase. Refugjatët nga ana greke u përpoqën me forcë për të hyrë në territorin e Maqedonisë, ndërsa policia maqedonase ndërhyri edhe me gaz lotsjellës.

Numri i refugjatëve që janë të vendosur në kufirin verior grek është mbi 10 mijë, ndërkohë që në baza ditore arrijnë mbi 1 mijë të tjerë, ndërsa në territorin e Maqedonisë hyjnë rreth 300 refugjatë në ditë./AA/

Artikulli paraprakKongresi Botëror Maqedonas do të protestojë përpara MPB-së
Artikulli vijuesVIDEO – Feja na ka lënë mbrapa