Ekzistonte një njeri i cili kishte katër djem. Ai dëshironte që djemtë e tij të mësojnë të mos sjellin përfundime të ngutmë. Kështu ai kërkoi nga çdonjëri prej tyre të shkoj në një vend të largët ta shikoj një pemë dardhe. Djalin e parë e dërgoi deri sa ishte dimër, tjetrin në pranverë, të tretin gjatës stinës së verës dhe më të riun në vjeshtë.
Pasi që të gjithë kishin shkuar dhe ishin kthyer, ai i thirri që t’ia përshkruajnë atë që kishin parë.
I pari, tha se pema ishte e shëmtuar, e përkulur dhe e përdredhur.
I dyti tha nuk është ashtu, por ishte e mbuluar me gjethe të gjelbër dhe plot premtim.
I treti nuk u pajtua; ai tha se pema ishte mbushur me lule që kishin çel të cilat joshin me erën e mirë, dhe ka qenë gjëja më e bukur që ka parë ndonjëherë.
Djali i katërt nuk u pajtua me të tjerët; ai tha se pema ishte plotë fruta të pjekura dhe të shijshme.
Tani njeriu filloi t’u sqaroi fëmijëve të vet se të gjithë kishin të drejtë, ngase të gjithë e kishin parë pemën në një sezone të caktuar të jetës së saj. Ai u tha, ju nuk mund të vendosni rreth një pemë (apo një personi) vetëm sipas një sezone, dhe se esenca e kënaqësisë, argëtimit dhe dashurisë që vijnë nga ajo mund të vijnë në shprehje në fund, kur të kalojnë të gjitha sezonet.
Sikur të vendosni kur jeni në sezonin e dimrit, do të privoheni nga premtimet e pranverës, bukuria e verës dhe përmbushjet e vjeshtës. Mos lejoni që dhimbjet e një sezoni ta shkatërrojnë harenë e pjesës tjetër. Mos gjykoni vetëm pas një sezoni të vështirë. Vazhdoni mëtutje duke arnuar vështirësitë dhe në të vërtetë herët apo vonë do të vijnë ditë më mira.
Burimi: Islamcan
Përshtati: Lutfi Muaremi
(Islampress)