Skandal: Policia maqedonase ka zhveshur familjarët e Grupit të Kumanovës! (Video)

Në fjalimin e mbajtur gjatë Akademisë përkujtimore në një vjetorin e Kumanovës, babaii Valdet Zekajt të arrestuar në Kumanovë, ka paraqitur dëshmi tronditëse lidhur me sjelljen e policisë maqedonase ndaj tyre, kur vizitojnë familjarët e arrestuar.

“Të burgosurit, të vrarët në Kumanovë janë të tradhtuar dhe nuk kanë shtet. Ne familjarët, pak në numër kemi marrë pjesë në gjykimin e tyre,, në vizitat e tyre. Kur bëjmë vizita, jemi të përcjellur prej kufirit. Jemi të bastisur, e kohën e fundit edhe po na zhveshin krejt. Krejt po na zhveshin, për me mujt me hy te familjarët”, ka thënë Ismail Zekaj, babai i Valdet Zekajt.

Ai ka shtuar se nuk lejohen që familjarëve të arrestuar të ju dërgojnë ushqime nga Kosova, por patjetër duhet t’i blejnë në Maqedoni. Rrëfimin e tij mund ta përcillni në videot më poshtë.

Artikulli paraprakKE-­ja e brengosur për marrëdhënien ndaj refugjatëve në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë
Artikulli vijuesDalin pamje të reja ekskluzive nga protesta e 9 Majit (VIDEO) 11.05.2016