Harrojeni ushqimin e rëndë dhe të yndyrshëm, si dhe kafenë në lukth të zbrazët në qoftë se dëshironi që ky organ jetik të jetë i shëndoshë…
Në të mirë të të gjithë neve është që për sa më shumë kohë që të jetë e mundur t’i mbajmë organet vitale të shëndetshme.
Përveçse do t’i përfshini bimët shëruese dhe çajet në dietë, dhe me disa ushqime do të përshëndeteni, lexoni dhe aplikoni pesë këshillat e mëposhtme:
- Çdo mëngjes pini në lukth të zbrazët një gotë me ujë të nxehtë me dy lugë mjaltë.
- Një lugë me vaj ulliri ekstra të virgjër përzieni me një gotë qumësht të ngrohtë dhe pini atë në lukth të zbrazët.
- Çajet nga milca (bar i bletës), nenexhiku dhe mëllaga i qetësojnë problemet me lukth.
- Shmangni ushqimin me erëza dhe atë të yndyrshëm. Një mëngjes i shkëlqyeshëm është qulli i drithërave me pak mjaltë, i cili do të veprojë në mënyrë të dobishme në traktin tuaj të tretjes.
- Në dietën e përditshme përfshini patjetër jogurt, lëng të karotave, mjaltë, drithëra, perime me gjethe.