Pesë vjet burg për aktivistin egjiptian Alaa Abdel Fattah

Një gjykatë egjiptiane e ka dënuar sot aktivistin e shquar Alaa Abdel Fattah me pesë vjet burgim, për shkak të shkeljes së ligjit rreth pjesëmarrjes në protesta. Vendimi është shqiptuar sot pas një rigjykimi të mbajtur transmeton Rel.

Fillimisht ai ishte dënuar me 15 vjet burg për pjesëmarrjen në një protestë të palejuar dhe gjoja se kishte kryer sulm ndaj një oficeri të policisë.

Alaa Abdel Fattah, një bloger dhe kritik i zëshëm i qeverisë, ishte njëra nga figurat kryesore të revoltës qytetare që çoi në përmbysjen e Hosni Mubarak. Avokatët e tij kanë paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin në një gjykatë të shkallës më të lartë.

Artikulli paraprakKhadija Ismayilova dënohet për shpifje
Artikulli vijuesWhatsApp tashmë edhe me me thirrje