Para pesë vjetësh Qeveria e Kosovës, pati marrë vendim që forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të njohur si “ROSU”, të ndërhyjnë në veri të Mitrovicës për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, të cilat deri në atë kohë kontrolloheshin nga bandat kriminale serbe.
Gjatë këtij aksioni u vra Enver Zymberi, pjesëtar i njësisë “ROSU”.
Pas këtij aksioni, policia e Kosovës nuk qëndroi në ato pika as 24 orë, por u tërhoq, transmeton kp.
Më vonë pasuan edhe demonstrimet e qytetarëve serbë që jetojnë në atë pjesë të vendit.
Ende askush nuk është dënuar për vrasjen e Enver Zymberit, ndërsa gjashtë serbë akuzohen për vrasjen e tij.
Pas vrasjes, polici Zymberi është dekoruar nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me urdhrin “Hero i Kosovës”.