Përbërësit e kësaj recete:
2 peshk koc
10 ml vaj ulliri
10 ml lëng limoni
kripë
Për salcën na duhen:
100 g gjalpë
20 g qepë të copëtuar
1/2 krem qumështi
2 lugë majdanoz të copëtuar
Përgatitja:
Peshqit i lyejmë me kripë, lëng limoni, dhe me vaj ulliri. I fusim në furrë për rreth 20 minuta në temperaturë të mesme.
Përgatisim salcën, duke vendosur në një enë qepën dhe vaj ulliri, i lëmë të ziejnë dhe më pas shtojmë kremin dhe i lëmë të ziejnë akoma 5 minuta. Shtojmë majdanozin dhe i përziejmë në blender. Peshkut i vendosim sipër salcën.
I shërbejmë me patate të ziera.