Zhvillohet thjerrëza për përmirësimin e shikimit

Shkencëtarët e Universitetit të Shefieldit në Angli kanë arritur të zhvillojnë thjerrëza kontaktuese me qeliza amë të futura në të, që do të mund të ndihmonin në mënyrë natyrore për përmirësimin e shikimit apo edhe për ruajtjen e shikimit në rast të sëmundjeve të ndryshme të syve.

Shkencëtarët me anë të thjerrëzave kontaktuese dhe “mbjelljes” së qelizave amë drejtpërdrejt në sy, pretendojnë që ato qeliza pastaj të shumohen dhe të ndihmojnë kësisoj syrit që në mënyrë natyrore të kthejë shikimin.

Qelizat amë posedojnë aftësinë e transformimit në çfarëdo qelize të organizimit të njeriut dhe janë në gjendje të “riparojnë” pothuaj të gjitha organet, nga zemra e deri te truri.

Ky implantim (mbjellje), pohojnë shkencëtarët anglezë, do të mundësojë riparimin e dëmtimeve në retinë, në pjesën e tejdukshme të rrumbullakët të syrit, për ç’arsye më së shpeshti ndodh edhe verbërimi.

Si transmetojnë mediumet britanike, testet klinike do të duhej së shpejti të fillojnë në Indi./koha/kohaislame

Artikulli paraprakPër një kujtesë të fortë
Artikulli vijuesPeshon 31 gramë, bateria i zgjat 30 orë