Morsi tërhiqet nga dekreti, jo nga referendumi

Morsi njoftoi anulimin e dekretit por këmbënguli në mbajtjen e referendumit për kushtetutën e re të vendit më datë 15 dhjetor.

“Pas takimit që presidenti Morsi pati me politikanë të lartë në vend, dekreti i datës 22 nëntor është anuluar”, deklaroi zëdhënësi Selim al-Aëa duke shtua më tej se për presidentin Morsi ishte e pamundur ligjërisht që të anulonte vendimin për mbajtjen e referendumit më 15 dhjetor.

Dekreti i 22 nëntor dhe projek-kushtetuta e vendit janë dy vendimet që kundërshtohen ashpër nga opozita egjiptiane, e cila për ditë me radhë doli në shesh për të protestuar kundër tyre. Reagimi i opozitës dhe kritikave pasoi me kundër-reagimin e mbështetësve të Morsit.

Për të shmangur përleshjet mes dy palëve në rrugët dhe sheshet e Kajros, për ditë me radhë qendruan mijëra forca policie dhe ushtria. Kulmi i dhunës në këto protesta mbërriti të enjten që kaloi, kur të paktën 17 persona mbetën të vrarë nga përleshjet mes protestuesve dhe ushtrisë rreth Pallatit Presidencial në Kajro./tch/kohaislame

Artikulli paraprakPeshon 31 gramë, bateria i zgjat 30 orë
Artikulli vijuesPapa në twitter, një dështim