Petra, “Thesari i fshehur” i Jordanisë

Më 6 dhjetor 1985, nga ana e UNESCO-se është përfshirë në listën e “Trashëgimisë Botërore Kulturore”, ndërsa më 7 korrik të vitit 2007 u zgjodh si “Një nga Shtatë Mrekullitë e reja të Botës”.

MEHMET TOSUN/YILDIZ AKTAŞ – Qyteti antik në Jordani, Petra, i fshehur në një kanion, me historinë misterioze rreth 2 mijë 400 vjeçare vazhdon të tërheqë turistët. Qyteti i cili gjendet mes Gjirit Akaba dhe Detit të Vdekur mes viteve 400 para erës sonë 106 pas erës sonë ka qenë kryeqyteti i popullit Nebat.

Petra e cila nga ana e fisit nomad Nebat është themeluar në Kumtaşı Kayalıkları (Shkëmbinjtë ranor) të Jordanisë, me anë të tregtisë u bë një qytet me shumë njerëz dhe shumë të pasur.

Qyteti antik, deri në kohën kur është okupuar nga ana e Perandorisë Romake ka qenë kryeqytet i popullit Nebat, ku për shkak të fatkeqësive natyrore dhe vështirësive ekonomike është braktisur.

Deri kohët e fundit Petra është njohur vetëm nga arabët nomadë, ndërsa në vitet 1800 u rizbulua.

Më 6 dhjetor 1985, nga ana e UNESCO-se është përfshirë në listën e “Trashëgimisë Botërore Kulturore”, ndërsa më 7 korrik të vitit 2007 u zgjodh si “Një nga Shtatë Mrekullitë e reja të Botës”.

Vendet më të njohura të Petras janë El-Hazne dhe amfiteatri, por është edhe vendi i shumë strukturave të mahnitshme siç janë teatri i gdhendur në shkëmb i përbërë nga blloqe guri rëre, tempujt, strehimoret, varre, kanalet e ujit dhe digat primitive.

Në El Hazne, në të cilën mund të arrihet duke ecur rreth dy kilometra në kanionin të ngushtë, gjenden varret mbretërore, skulptura të ndryshme, etj. Struktura madhështore me kolona të mëdha e cila është rreth 40 metra e gjatë dhe 25 metra e gjerë, çdo vit tërheq qindra e mijëra turistë.

(AA)

Artikulli paraprakKjo asht shqetësuese: 12 vjeçarët përdorues të drogës!
Artikulli vijuesFamilja gjen fundin e ylberit