Piloti turk del i pari në shkollën e NATO-s në SHBA

Togeri Bugra Baldan ka dalë i pari në mesin e pilotëve të huaj, që trajnohen në shkollën e përbashkët Euro-NATO, në Bazën Ajrore Laughlin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Togeri Bugra Baldan, një nga pilotët turq të avionëve luftarakë, që është trajnuar në shkollën e pilotimit të NATO-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dalë i pari në tri kategori dhe i ka fituar të gjitha çmimet.Bugra Baldan
Më 14 gusht 2015, togeri Baldan u diplomua me ceremoninë e organizuar në Bazën Ajrore Laughlin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mori dëshminë e pilotit luftarak.
Duke filluar që nga viti 2012, Forcat Ajrore Turke çdo vit 6 togerë pilotë i dërgojnë për trajnim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Programit të Përbashkët të Trajnimit të Pilotëve Ushtarakë Euro-NATO (Euro-NATO Joint Jet Pilot Training Program).

Artikulli paraprakQendra Islamike e Anglisë hapë Ekspozitën e Haxhit
Artikulli vijuesStamboll: Konferencë ndërkombëtare për turizmin hallall