Pjesëtarët e forcave të armatosura turke, besnikë të organizatës terroriste FETÖ gjatë përpjekjes të ekzekutimit të grushtit të shtetit mbrëmë për të komunikuar kishin hapur një grup në aplikacionin mobile WhatsApp, raporton Anadolu Agency (AA).
Terroristët besnikë të Fethullah Gylen formuan një grup në këtë aplikacion të quajtur “Yurtta sulh Biziz” (Ne të kemi paqe në vend). Administratori i këtij grupi ishte një oficer me emrin Murat Celebioglu, i cili përmes grupit lëshonte urdhra në përpjekje për një grusht shteti ushtarak.
Celebioglu në këtë grup kishte përfshirë shumë emra të tillë si Uzay Sahin, Murat Yanik, Murat Karakus. Një nga urdhrat e parë të Celebioglua në grup ishte që qendra e trafikut të rrugëve në Stamboll të bllokohej.
Ndërsa Major Murat Yanik në këtë grup u vu re të pyeste në mënyrë të vazhdueshme nëse gjendja është “pozitive apo negative”.
Në grup mund të shihen postime të shumta në lidhje me marrjen peng të zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Umit Dundar.
Përdorues të grupit dërgonin informacion edhe për gjendjen në urat mbi Bosfor. Ndërsa në lidhje me gjendjen në Ankara në grup shpesh herë shpërndanë informacione për ndërhyrjen në godinën e AK Partisë si dhe informacione të tjera të ngjashme me to.
Në grup herë pas here urdhërohen dërgimet e autoblindave dhe tankeve në vende të ndryshme të Stambollit si dhe vende të tjera ku ata i konsideronin si strategjike. Ndërkohë në grup është dhënë erdhe urdhri për të goditur çdo gjë që dilte pengesë gjatë tentimit të grushtit të shtetit.