76 palestinezë kanë humbur jetën dhe janë plagosur për shkak të plumbave dhe gazit lotsjellës të përdorur nga forcat sioniste gjatë sulmeve në Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe në rripin e Gazës.
Sipas një njoftimi të ministrisë së shëndetësisë së palestinezëve, gjendja e disa prej të plagosurve palestinezë është tepër e rëndë.
Shumë zona të palestinezëve prej tetorit të vitit të kaluar kanë nisur protesta kundër politikave agresore dhe komploteve të regjimit sionist për ndryshimin e identitetit të Bejtul Mukadesit dhe ndarjen e xhamisë Al Aksa.
Forcat e regjimit sionist që nga koha e nisjes së intifadës palestineze në tetot të vitit të kaluar e deri tani kanë martirizuar 167 palestinezë dhe plagosur apo arrestuar me qindra të tjerë.