Një ushtar profesionist i Armatës së Maqedonisë është plagosur mbrëmë në kazermën “Mirce Acev” në Prilep, derisa ka qenë duke bërë roje.
ARM ka informuar se në rrethana ende të pasqaruara, ushtari 27 vjeçar ka marrë një plagë me armë zjarri, të cilën e kishte pranë tij.
Ai menjëherë është dërguar në qendrën mjekësore në Prilep, ku është konstatuar plagë e rëndë në stomak.
Ai më pas është dërguar edhe në Qendrën emergjente në Shkup dhe është jashtë rrezikut për jetë. ARM ka bërë të ditur se po heton rrethanat rreth plagosjes së ushtarit.