Ishte ulur nje plake i urte buze lumit dhe po meditonte ne bukurin e lumit dhe natyren qe e rethonte, ku papritmas veshtrimi iu ndal tek nje akrep i cili kishte rene ne uje dhe po orvatej ne mes vdekjes dhe jetes.
Plaku i urte vendosi qe ta shpetonte dhe pa u hamendur fare ia zgjati doren per ta shpetuar, por akrepi i frikesuar nga mbytja ne lume e kafshoj doren e plakut.
Plaku e terhoqi doren nxitimthi duke bertitur nga dhimbja e shkaktuar, por prap nuk u ndal nga perpjekja e tij per ta shpetuar akrepin, perseri akrepi i frikesuar e kafshoi doren e cila po perpiqej ta shpetonte.
Plaku nuk u zmbrapse, edhe per te treten here ia zgjati doren akrepit ne perpjekje per ta shpetuar, por kesaj radhe ende pa i arritur dora tek akrepi, ai degjoj nje ze “O ti i “mencur”, a nuk e more mesimin nga hera e pare dhe e dyte por prape done qe edhe per te treten here t’ia zgjatesh doren akrepit i cili cdo here po te kafshon duke te shkaktuar keshtu dhimbje te medha”?!.
Ishin keto fjalet e nje burri i cili kishte qelluar ulur afer Plakut te urte dhe qe gjate gjithe kohes po i veshtronte veprimet e tij.
Plakun e urte nuk arriti qe ta ndalte as perqeshja e burrit e as kafshimet e akrepit, ai vazhdoj perpjekjen e tij per ta shpetuar akrepin dhe nuk u ndal derisa me ne fund ia arriti qellimit te tij dhe e shpetoi akrepin i cili vetem sa nuk ishte fundosur.
Pastaj u drejtua drejt burrit qe e perqeshi dhe i tha:”O biri im, eshte prej natyres se akrepit qe te kafshoje, ndersa prej natyres time eshte qe te dua dhe te sillem mire, andaj perse ta lejoj qe sjellja e akrepit te mbizoteroje ndaj sjelljes time”?!.
Sillu me njerzit natyrshem pavaresisht se si ata sillen ndaj teje dhe perkunder faktit se sa te shkaktojne plage edhe dhimbje.
Mos i kushto vemendje zerave qe perpiqen te ta ndryshojne natyrshmerine tende te bukur se pala tjeter nuk e meriton miresjelljen dhe butesin tende.
Ne te shumten e rasteve pendohemi per miresjelljen dhe butesine tone ndaj njerezve duke menduar se ata nuk e meritojne nje gje te tille, por ky pendim eshte i pa vend.
Ne duhet te sillemi me njerzit ne baze te virtyteve tona e jo ne baze te virtyteve te tyre.
Shqipëroi: Artan Musliu