Organizata terroriste PKK që nuk njeh kufij kur bëhet fjalë për pabesi, pasi nuk ka mundur të marrë mbështetje nga populli, mundohet që të tregojë se ka të drejtë, duke e bërë këtë në çdo rrugë të mundur.
Plani i ri i shpifur i kësaj organizate është vrasja e civilëve që bëhen mburojë për ta dhe i tregojnë kufomat sikur i kanë vrarë forcat e sigurisë turke.
Ky plan është pasqyruar në bisedat me radio të terroristëve, duke nxjerrë qartë në shesh intrigat e tyre.
Organizata terroriste e PKK-së që ka pësuar një goditje të madhe nga operacionet e ndërmarra ndaj tyre, e ka të vështirë që të gjejë vullnetarë.
PKK-ja që nuk ka asnjë ndryshim nga DAESH-i, ka edhe një objektivë tjetër, atë që të shkëpusë kurdët nga islami.