PLANI QEVERITAR PËR KALIMIN E DEMARKACIONIT

0
141

Sipas një dokumenti të përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili u është shpërndarë deputetëve të Kosovës, Qeveria synon që Demarkacioni të kalojë në Kuvend prej datës 25-27 tetor të këtij viti, në mënyrë që, siç thuhet, të arrihen afatet e nevojshme për liberalizimin e vizave me BE-në këtë vit.

Ndërsa deputetët e opozitës insistojnë se Demarkacioni nuk është kriter përcaktues për liberalizim të vizave

Qeveria e Kosovës po synon që Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi të kalojë në Parlament prej datës 25-27 tetor 2016, përkatësisht gjatë dy javëve të ardhshme, në mënyrë që të arrihen afatet e nevojshme për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian gjatë këtij viti. Në të kundërtën, heqja e vizave me BE-në shtyhet për vitin tjetër.

Një dokument i përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, të cilin ditë më parë ministri Hoxhaj ua ka shpërndarë deputetëve dhe institucioneve relevante të vendit, thuhet se procedurat për finalizimin e procesit për liberalizimin e vizave janë si në vijim: Në seancën e parë plenare në Parlamentin Evropian duhet të aprovohet mandati për negocim në trialog, shkruan Zëri.