Që prej janarit nëpërmjet Mesdheut kanë mbërritur në Europë 557 mijë e 899 emigrantë, sipas të dhënave zyrtare të Frontex, agjencisë europiane për ruajtjen e kufijve.400 mijë prej tyre u është refuzuar kërkesa e azilit pasi janë azilkërkues ekonomikë dhe jo refugjatë lufte. Për këtë motiv në javët e ardhshme do të përzihen dhe riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës. Ky është plani i Bashkimit Europian që ende nuk është bërë publik. Lajmin e ka publikuar britanikja Times. Çfarë parashikon plani i Brukselit? Në rast refuzimi nga emigrantët për t’u riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës Bashkimi Europian do të kërcënojë me ndërprerjen e dietave që u jep dhe do të bllokojë vizat me shtetet nga vijnë emigrantët. Vendet me më shumë azilkërkues ekonomikë janë Nigeri dhe Eritrea, më pas vijnë vendet e Ballkanit përfshirë Shqipërinë.Marrëveshja e BE parashikon që ata që refuzojnë deportimin të marrin përjashtimin nga vendet e Shengenit për disa vjet. Plani i BE do të ridiskutohet nesër, në 8 tetor në mbledhjen e ministrave të Brendshëm.