Ushtria izraelite arreston 19 palestinezë

0
187

Forcat izraelite arrestuan 19 palestinezë në Bregun Perëndimor si dhe kanë mbyllur tre punëtori për hekur, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite bëhet e ditur se në pika të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 19 palestinezë.

Pretendohet se palestinezët e arrestuar kanë qenë persona në kërkim.

Në qytetet Cenin dhe El-Halil janë mbyllur tre puntori për hekur për të cilët thuhet se atje prodhohen armë të punuar me dorë dhe pretendohet se këtu gjenden armë.

Ndërsa banorët e rajonit thonë se bastisja e punëtorive të hekurit të cilat mundësojnë punësimin e mijëra palestinezëve ka për qëllim shkatërrimin e këtij sektori.

Forcat izraelite pothuajse çdo ditë në Bregun Perëndimor arrestojnë palestinezë.

Sipas të dhënave zyrtare të palës palestineze në burgjet izraelite gjenden rreth 7 mijë palestinezë.