Platiniumi më i vlefshëm se jeta e minatorëve jugafrikan

Policia e Afrikës së Jugut hapi zjarr mbi minatorët lokalë që po protestonin nga e premtja e kaluar për rritje pagash dhe kushte më të mira në punë, raporton agjencia e lajmeve e Afrikës së Jugut.

Sipas kësaj agjencie, të paktën 18 minatorë janë vrarë, ndërsa afër dhjetë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Incidenti ndodhi kur policia duke ngritur barrikada dhe tela me gjemba, e gjeti veten të rrethuar nga një masë prem më shumë se 3000 protestuesve. Sipas dëshmitarëve disa protestues ishin të armatosur, dhe nga frika policia vendosi të çajë rrethimin duke shtënë me armë zjarri mbi minatorët.

Para incidentit të sotëm, edhe dhjetë minatorë të tjerë dhe dy policë humbën jetën gjatë përleshjeve në veriperëndim të Johanesburgut, në qytetin e minierave, Marikane.

Miniera e Platinumit, në pronësi të LONMIN PLC, është shndërruar në pikë qendrore të konfliktit mes minatorëve dhe pronarëve, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me të ardhurat e punëtorëve.kohaislame

Artikulli paraprakDITA E PARË E FITËR – BAJRAMIT, MË 19 GUSHT
Artikulli vijuesShqiptarët mund të kenë edhe ndonjë plan tjetër!