Manovra ushtarake mes Arabisë Saudite dhe Egjiptit

Burime informacioni kanë bërë me dije se dy ushtritë përkatëse të dy vendeve, Egjipt dhe Arabi Saudite, i kanë përfunduar të gjithë përgatitjet për manovra tokësore të përbashkëta, të cilat janë konsideruar si më të mëdhatë mes dy vendeve.

Ato do të zhvillohen në territoret e Arabisë Saudite dhe do të fillojnë në fillimin e javës së ardhshme.
Këto manovra do të përmbyllen në prezencën e zyrtarëve ushtarakë të niveleve më të larta të dy vendeve fqinje. Vlen të citohet se dy vendet zhvillojnë manovra ushtarake të përbashkëta çdo vit. /a.online/kohaislame

Artikulli paraprakDiplomacia "off-line" e Kosovës
Artikulli vijuesSerbët e veriut do shpallin pavarësinë