Po kush K…rajen koka ky Mehmet Kraja…

Salih KABASHI

Mehmet Kraja, është një nga intelektualët e Kosovës, më karakteristiku. Ai ka thënë gjithmonë dhe vazhdon të thotë vetëm ato që për kulturën, literaturën, zhurnalistikën e politikën, tash edhe për religjionin, i kanë thënë të tjerët. Mehmet Imcaku i UDB-së urren Rexhep Qosjen dhe lavdon Ismail Kadarenë, spiunin e Sigurimit.
Orientimet për politikat kulturore që ai ka ndjekur kur kishte pozita të rëndësishme mediale, si në komunizëm ashtu më vonë në «demokraci», gjithmonë i ka marrë nga diktati e bashkëpunimi me faktorë jokulturorë politiko-policorë.
Ata faktorë Mehmet Krajën e kanë ngritur e rahatuar në atë që njihet si MKK (Mafia kulturore kosovare). Ajo mafie, një kohë të gjatë, më të gjatë se jeta e tij e deritashme, të gjitha shpërblimet, promovimet, përfitimet materiale…, i ka ndarë vetëm brenda një rrethi të ngushtë shkrimtarësh apo krijuesish, mesatarë e nënmesatarë, tepër besnikë të regjimit të Tito-Ali Shukrisë.
Po ajo servilosje ka vazhduar edhe nën regjimin e ri dykrerësh LDK-PDK-së. Derisa ky regjim për merita servilosjeje e futi në akademi. Atje ku rregjimi i ri vetëm ka shtuar numrin e dembelëve trutharë.
Gazetaribërja e publicistika e Mehmet Krajës ka qenë e ka mbetë, që nga angazhimi i tij në gazetën e Armatës Popullore të Jugosllavisë dhe të shërbimit të fshehtë të saj, Narodna armija, hyzmeçare e të fuqishmëve të politikës e të shtetit.
Mehmet Kraja aq sa ishte pjesëtar strukturash mafioze e të spiunazhit në fushë të kulturës, arteve, të gazetarisë…, poaq ishte njeri i komunizmit ortodoks jugosllav dhe i vetë Nomenklaturës.
Nuk është turpi i tij i vetëm bashkëpunimi me organin e ushtrisë serbo-jugosllave. Është edhe ngritja e akomodimi i tij për shumë vite në staf udhëheqës të gazetës Komunist, organ i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë për Kosovën.
Bashkëpunimin me këto dy organe të unitarizmit luftarak-ushtarak (Narodna Armija) dhe të atij ideologjik (Komunist), Mehmet Kraja e fsheh si gjarpëri këmbët dhe nuk e ka të përfshirë në biografinë e tij.
Këto imoralitete do të duhej të mjaftonin që Mehmet Kraja të përgjigjej si njëri nga keqbërësit e regjimit të mëparshëm pushtues e vrastar.
Nëse ai nuk do të pendohej publikisht, çka deri tash nuk e ka bërë, atëherë domosdo do të duhej që përgjatë kësaj pjese të jetës që i ka ngelë, ta preferojë heshtjen si gjest moral pendimi.
Në angazhimin politik në prag të viteve ’90 të shekullit të kaluar, Mehmet Kraja është dalluar me talentin e tij të policit. Së bashku me disa bashkëpunëtorë të njohur shqiptarë të policisë sekrete serbe të fushës së arsimit, kulturës, shkencës, arteve… të Prishtinës, këtë të gjithë e dijnë, edhe ai iu ka pas futur, me hile e me porosi nga UDB-a, KOS-i e Komiteti, bashkëthemelimit të të parit organizim politik të shqiptarëve të Kosovës, LDK-së. Synimi ishte i qartë: çorientimi qysh në zanafillë, kapja e manipulimi me Lëvizjen shqiptare për interesa afatgjata e afatshkurtëra serbe.
Ky ishte provim e kontribut i tij i radhës në përçarjen shqiptare, para se në momentet më delikate të historisë së re të Kosovës të vendosej në Tiranë. Atje ai qëndroi më shumë se një dekadë dhe pasi botoi një libër në të cilin për interesa të Sali Berishës e tallte Ibrahim Rugovën dhe Kosovën, i bashkohet Bujar Bukoshit dhe qeverisë së tij në ekzil.
Kabineti i Qeverisë Bukoshi ishte komplet me Sali Berishën e kundër Kosovës. Duke u vënë, në shërbim të Sali Berishës dhe të politikës së tij jo vetëm proserbe, por krejtësisht serbe, siç flitej jo vetëm vesh më vesh por edhe me të madhe, Mehmet Kraja aty përfiton materialisht duke shkruar faqet më të zeza të jetëshkrimit të tij.
Shkrimtari Mehmet Kraja ka një bibliografi bukur të gjerë. Ndërsa literaturës së tij i mungon cilësia. Mbi të gjitha i mungon gjeniu krijues. Ajo gjithmonë ka qenë një yrnek i vjedhur. Vepra letrare e Mehmet Krajës mbahet me zor në jetë përmes publicitetit institucional, të cilin nuk e ka gëzuar kurrë shumica absolute e shkrimtarëve e intelektualëve të mirë, të ndershëm e të pakrahë të Kosovës. Mehmet Kraja në jetë, në kulturë, në letërsi e në politikë gjithmonë ka ecë si Muça mbas daive! Gjithmonë i vonuar, ai ka qenë trim e ka shfaqë guxim vetëm atëherë kur ka pasur me vete Partinë me shërbimet sekrete të shtetit. Si dje si sot.
Mehmet Kraja para disa ditësh është shfaqur si një Muçë mbas daive në një shkrim pretencioz e të dështuar, qesharak, të pa kurrëfarë rrjedhe e të pa kurrëfarë talenti. Si farë Sejdo Bajramoviqi ai ka kërkuar diferencimin politik-fetar të shqiptarëve. Ky gjytyrym-akademik i Kosovës aty del sa krekosës, poaq fodull. Nxitimi i tij për t’i vënë në siklet shkronjat, fjalët e formulimet shqipe brenda një teksti aspak akademik dhe krejtësisht pa relef, thotë se i kishte ardhur nga gabimet e tmerrshme që kishin bërë disa fejsbukas muslimanë që kishin guxuar lartakademikësisë së tij t’i urojnë Festën e Bajramit! Urime që ata i kishin shoqëruar edhe me foto provokative bakllavash që nuk i hahen dhe suresh arabe që s’don t’i shohë me sy!
Kështu, i provokuar në intelektualizmin e zemërhapjen e tij të munguar, ai vendos të shkruaj një letër në të cilën vetëm pas pak rreshtash akademiku ndjen sikletin, inkapacitetin e paaftësinë e trishtueshme të letërsajimit! Kështu deponimet e tij aty e tutje nuk dalin gjë tjetër pos risjellje ne debat publik të komenteve antiislame të udarnikëve të nagazhuar e kujdestarë të gazetave plehra të Prishtinës. Duke vjelur pisllëk të tillë, MK ka treguar sa është kimeti i tij njerëzor e intelektual. Kam pas lexuar disa libra-letra ose letra të hapura që intelektualë të ndryshëm të huaj u kanë drejtuar atyre të cilëve kanë menduar se duhet t’ua drejtojnë. Ka qenë një libër i Taras Kermenauerit, të cilin serbët kurrë nuk e kishin përkthyer, ndërsa e kishin komentuar me të madhe dhe në përmasa delirante mbarëkombëtare, siç dijnë ata: plot zjarmi nacionaliste dhe vulgaritet shprehjesh. Fatkeqësisht e natyrisht që letra e Mehmet Krajës nuk ngjan në asgjë me asnjërën nga 20 letrat nga libri «Letra për mikun tim serb» të intelektualit erudit slloven. Letra e Mehmet Krajës ngjan me letrat e panumërta serbe të botuara në rubrikat «Odjeci i reagovanja» të shtypit serb. Kraja me reaguesit serbë të asaj kohe kanë formatim të njëjtë moral dhe prejardhje të njëjtë ideologjike. Reagimet e asaj kohe të lexuesve serbë kundër librit të përmendur, botuar 29 vjet më parë në Lubjanë, keqpërfolur dhe të keqinterpretuar për faqe të zezë nga media serbe, ashtu siç dinte të keqpërfliste e keqinterpretonte ajo, i ngjajnë shumë letrës së M. Krajës drejtuar myslimanëve të Facebook-ut. Ngjajnë veçmas përnga shërbimi që i bëjnë folklorizimit, tejarkaikëzimit e tejprimitivizimit të nacionalizmit e atdhetarisë dhe në moskuptimin skandaloz të nocioneve themelore sociologjike, historike, filozofike, politike e religjioze.
Në letrën për jaranat e tij myslimanë, Mehmet Kraja qysh në hyrje thotë se Mehmet është e Mehmet s’është. E lë të kuptohet se baba, nëna, daja, ndrikulla ose kumbara i tij, ata që mund t’i kenë vënë emrin, kanë qenë budallenj, sepse kah mesi i shekullit të kaluar, kur ai kishte lindur, atij i kishin vënë emrin mysliman të njërit nga sulltanët apo të ndonjërit nga pashallarët apo agallarët e egër e të urryer turq…, në vend që t’i vinin një emër që sot atë do ta bënte krenar…
Qysh s’ishin kujtuar t’i vinin Zapadnjak!
Nuk i pëlqen bakllavatë që miqtë myslimanë atij i kishin nisur me tepsija plot. Ndoshta është në pyetje frika nga farë diabeti kërcënues… Urimet e bajramit të shkruara me dorëshkrimin arab, me më të bukurën e më eleganten kaligrafi të botës, në fleturimet e fejsbukistë-fejsbukisteve myslimane për bajramin e supozuar të Mehmet Krajës, pos të frikshme e të padëshirueshme, paskan pas qenë dhurata të panevojshme e të nisura në adresë të gabuar të një jomyslimani.
Vërejtje që herën tjetër, për Kurban-bajram, kujdes! mos e bezdisni akademikun as me urime as me ëmbëlsira nga kontinente jashtevropiane. Tashpërtash ai po përgatitet t’i marrë në pyetje myslimanët e tij të Facebook-ut.
Sepse janë disa gjëra që e «shqetësojnë»!
Ai ka disa «pyetje miqësore», «rreth fesë», «rreth përdorimit (uh!) të fesë» në vendin tonë.
Ai do «një dialog të civilizuar», «pa fyerje, pa kërcënime, pa sharje?» sepse «mjaft jemi fshehur nga njëri-tjetri».
Sa i sjellshëm, aman! Po ti vetë je fshehur, Meho. Ku ka fshehje më të madhe se të kapardisesh si patriot e në të njëjtën kohë për dekada të tëra të punosh për UDB-në!?
Menjëherë pas thirrjes për «një dialog të civilizuar», «pa fyerje, pa kërcënime, pa sharje» ndryshon toni, fillon rrahja e gjoksit, pyetjet ia merr dreqi, fillon të përgjigjet në pyetje që askush nuk ia ka vënë: «Unë jam sekular, nuk jam ateist, më së paku në kuptimin komunist të kësaj fjale: nuk shaj Zotin, nuk e kam sharë fenë e askujt, shprehem me respekt për besimin e secilit.».
Po kujt i han K…raja nëse ti je ose nuk je sekularist!
Sa rren zotnia nga Akademia! Së paku 30 vjet me radhë, çdo ditë e çdo orë Mehmet Kraja ka sha Zot, Diell, Krisht e Sveta Mari si të kishte qënë farë kovaçi ose djalë axhe me gjeneral Ratko Mlladiqin. Ka sha Zotin shqip e më shumë serbisht:
Jebemti Boga, Jebemti Sunce, Isusa ti BogaIsusa ti Mariju, Majku ti Bozhju
Ka harruar i shkreti. Do të donte që të kishim harruar edhe ne.
Pason pretedimi i tij sa zemërgjerë aq edhe i budallmë akademik:
«Por kam botëkuptime perëndimore (së paku kështu pretendoj unë) për shoqërinë, për laicitetin e shtetit, për lirinë e fesë dhe të besimit, për ekumenizmin fetar dhe për çdo gjë tjetër që lidhen me këto.»
Ti shkrimtar? K…rajin tem ti je shkrimtar, k…rajin tem ti ke botëkuptime. Je garip në krejt qenien tënde. Hyp maje K…raji.
Burra, ta marrim malin! Vjen hataja nga Mehmet Kraja:
«Si unë besoj se ka edhe shumë të tjerë në Kosovë. Madje, mos t’ju vijë keq nëse ju them se ne përbëjmë shumicën.».
Vazhdon monologu i civilizuar i akademikut të pacivilizuar. Flet keq gramatikisht dhe me arrogancën e të shprehurit në veten e parë shumës. Në emër të kujt flet ky: të Akademisë, të Qeverisë, të SHIK-ut, BIA-s…, të njërës apo të të dyja partive në pushtet, në emër të Mafias apo të pordhaxhinjve të kampit të tij? Përpiquni nëse mund të kuptoni ato që ai as vetë me siguri nuk i ka të qarta:
«Vetëm se, duke na bërë të zmbrapsemi, të tërhiqemi, të manifestojmë tolerancë dhe indiferentizëm, për të mos e çuar këtë Kosovë të shumëvuajtur në armiqësi të reja, për shkak të agresivitetit, për shkak të militantizmit, për shkak të radikalizmit, sekush ka krijuar idenë e gabuar se ju jeni shumicë në këtë vend. Por, edhe përkundër kësaj, edhe përkundër dijenisë se ne përbëjmë shumicën, nuk mund ta injorojmë faktin se ju, besimtarët myslimanë, ekzistoni dhe se jeni pjesë e rëndësishme e këtij vendi, pavarësisht në jeni myslimanë tradicionalë, të moderuar ose jo, fundamentalistë ose jo, vehabistë ose jo, besimtarë të vërtetë apo të manipuluar, predikues të besimit apo propagandues të ideologjisë fetare.»
Hajde të shohim se ku pajtohem e ku nuk pajtohem unë me Mehmet Krajën.
  • Pordhaxhinjtë thonë se ne menduakemi: «Ju mendoni se shqiptarët nuk u konvertuan me dhunë në islam, se madje një numër syresh e përqafuan islamin edhe para pushtimit osman, nëpër rrugë të ndryshme, duke njohur dhe provuar superioritetin e kësaj feje.»
  • Unë them se kjo është e saktë. Sepse këtë e thonë historianët seriozë shqiptarë e evropianë.
  • Zapadnjaku pastaj thotë edhe këtë:
  • «Se duke u konvertuar në islam, shqiptarët në përgjithësi, por shqiptarët e Kosovës në mënyrë të veçantë, përveç që njohën vlera të një civilizimi të ri, ruajtën identitetin e tyre, pra i shpëtuan sllavizimit.» Pa fare dyshim. Topi se luan. Për këtë flet jo veç historia por edhe e sotmja.
  • Kampin e pordhaxhinjve e mundon historia dhe heronjtë e saj. MK në akuzon se ne qenkemi të mendimit:
  • «Se Skënderbeu nuk është hero kombëtar i të gjithë shqiptarëve, sepse ai luftoi për krishterimin dhe se luftërat e tij e dëmtuan pariparueshëm përparësinë numerike të shqiptarëve në Ballkan.» Për hesap timin Skënderbeu është i rëndësishëm për historinë e Ballkanit aq sa edhe hajdutët ose kaçakët, në kuptimin pozitiv e negativ të fjalës, ndër popujt tjerë të Ballkanit e më gjerë të kohës së Perandorisë. Kastrioti ishte vasal njëherë i Perandorisë, pastaj vasal i Alfonsit V të Mbretërisë së Napolit. Luftërat e tij më shumë se histori janë produkte përrallash e mitesh. Ai ishte njëfarë lloj harambashi, i cili nuk ka luftuar as për krishtërimin as për shqiptarimin. Kosova deri në mesin e shekullit të kaluar as nuk ka njohur e dëgjuar për ndonjëfarë Skënderbegu. Anonim hesapi i historisë. Heroizmi i tij për historinë është ose problematik ose i rremë dhe i paqenë. Kurrë nuk do të ketë konsensus rreth figurës së tij. As ka nevojë të ketë. Duhet të mësohemi me këtë fakt. Heroi im i asaj epoke, bie fjala, është Lekë Dukagjini, kurrësesi Skënderbeu i historianëve rrenca. Pordhacët na vendosin në bankë të të akuzuarve edhe për interpretime tjera historike:
  • «Se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Pejës dhe kryengritjet e viteve 1908-1912 nuk synonin pavarësimin e shqiptarëve nga Perandoria osmane, por autonomi dhe mbajtjen e mëtejshme të kësaj perandorie në Ballkan etj.»
  • E saktë, Shqiptarët edhe në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, edhe në kohën e Lidhjes së Pejës, njësoj sikurse edhe gjatë kryengritjeve 1908-1912, nuk e kishin aq problemin e Perandorisë Osmane, sa rrezikun që për tokat shqiptare paraqisnin shovenizmat fqinj serbë, malazez e grekë. Përfaqësuesit e prijësit shqiptarë të atyre ngjarjeve e kishin të qartë gjendjen, prandaj edhe e dinin edhe rendin e gjërave e të aksioneve. E dinin ku mund të kishin mbështetje e nga ç’anë vinin rreziqet.
  • Baloshi në histori nga Akademia thotë edhe këto:
  • «Ju e dini se në këto shestime historike nuk jeni aspak origjinalë, se disa nga këto teza janë të historiografisë turke, të tjerat të historiografisë serbe dhe disa të tjera të arrivistëve më të vonë, të cilët, në emër të modernitetit, nuk lënë idhull pa shembur dhe shenjtëri pa nëpërkëmbur.»
  • E, jo. Shqiptarët myslimanë e jomyslimanë të Facebook-ut tash nuk dijnë veç serbishen e eventualisht turqishten, tash ata dijnë edhe osmanishten bashkë me gjuhët e mëdha të botës, anglisht, arabisht, persisht, frengjisht, italisht, gjermanisht…, pra mund të shohin edhe në arkiva e të lexojmë literaturë të pasur pa qenë nevoja që të kërrdisen me pordhët tuaja akademike.
  • Identiteti ngatrrestar. Lexoni.
  • «Nuk mund të mos ju sjell në vëmendje se rreth këtyre tezave juve nuk ju ha meraku për histori, por për përthyerjen e tyre në aktualitetin e Kosovës. Skënderbeu nuk thotë gjë për ju, kur fitoi dhe kur humbi në betejat me turqit, por identiteti perëndimor i shqiptarëve, i ndërtuar mbi historinë dhe mbi mitin e Skëndërbeut është ajo që ju ngatërron shumë punë.»
  • E sikur, për taksirat të historisë e të mitologjisë e të Akademisë së trutharëve të mos kishte ekzistuar Skënderbeu? Cili do të ishte identiteti i shqiptarëve, atëherë? Po ku ka më mitomani se sa ta lidhësh identitetin nacional të një kombi me një figurë kali dhe me një njeri hipur mbi shpinën e tij?!
  • Tani, pasi e qartësuam se kush k…raja qenka Mehmet Kraja, radhën ia lëmë kandidatit për në akademi, shakaxhiut të historisë e të poezisë, Çu En Laj – Çi.
Artikulli paraprakDetyrat e mia personale në jetë
Artikulli vijuesReplikë në distancë me moderatorin e KTV-së Adriatik Kelmendi