Disa qindra muslimanë vetëm disa dekada më parë, komuniteti Musliman në Tulsa ka parë rritje dramatike, me dhjetëra mijëra muslimanë praktikojnë Islamin në qytetin e dytë më të madh në shtetin veri-perëndimor amerikan, në Oklahoma.
Unë kalova përmes Tulsa-s rastësisht, tha Rajmond Shakir, një musliman amerikan, i cili ka qenë në Tulsa para më shumë se 40 vjetësh tha për gazetën Tulsa World on Sunday, më 30 Nëntor 2014.
Shakir për herë të parë erdhi në Tulsa në vitet 1970 për të parë motrën e tij, kur ai u zhvendos nga një vend pune në një tjetër në qytet përpara se të bëhet një anëtar aktiv i komunitetit.
Duke punuar si marangoz dhe më vonë në Glass Plant Ford, Shakiri 68-vjeçar vendosi të jetojë në Tulsa.
Në fillim ishte anëtar aktiv komuniteti dhe ishte bërë anëtar i “Kombit Islam”, më vonë u nda nga grupi dhe u bë një musliman tradicional.
Rritja e shpejtë e popullsisë muslimane, e bëri të nevojshme për një vend të përshtatshëm për besimtarët musliman.
Në fillim morrëm një garazhdë, më vonë u zhvendosëm në një shtëpi dy katërshe, më vonë shkuam në një ndërtesë që e përdorëm si xhami në Fourth Street, Birmingham Avenue.
Kështu ishte fillimi i Xhaminë Al-Salam, tha Rajmond Shakir.
Në Xhaminë Al-Selam vijnë rreth 1.300 muslimanë gjatë javës, por nuk mjafton për mbi 4.000 besimtarë të cilët vijnë për ta falur namazin e xhumasë çdo të premte.
Komuniteti Musliman në Tulsa, Oklahama, është pjesë e një pakice muslimane të Amerikës, ku vlerësohet se janë 6 deri në 8 milion muslimanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një studim amerikan ka zbuluar se shumica e amerikanëve dinë shumë pak për muslimanët dhe besimin e tyre.
Një sondazh i kohëve të fundit i Gallupit ka zbuluar se 43 për qind e amerikanëve e kanë pranuar se kanë të paktën pak paragjykim kundër muslimanëve.