POEZI PËR VËLLAUN TRIM!

POEZI PËR VËLLAUN TRIM!

ERDOGAN,mik i shqiptarëve
T’shpëtoj Zoti prej qufarëve!

Ty Allahu të ka ndihmue
Tanë puçistat me i rrethue!

Besën e Allahut ti e ke dhanë
Kurr vatanin,mos me lanë!

Krejt bota n’këmbë jan que,
Bashkë me FETON me tradhtue!

Por atyre,mendja s’ju shkoj,
Se me Ty nuk është lojë!

Gjeneralët n’këmbë janë que,
me ushtri me t’zaptue!

Por,një gjë nuk e kan ditë,
Se miletin e kan në pritë!

Gra e burra,hovë kanë marrë,
ERDOGANIN vet mos me lanë!

Në aeroport,populli ka dalë,
Se Erdogani kështu ka thanë!

Se Vatanin duhet me mbrojtë,
Nga puçistat djallëzorë!

Moj Turqi,moj perlë e artë,
Në sy t’armikut,vend i zjarrtë!

Të sulmojnë duke të shkundur,
Por ti qëndronë e palëkundur!

ERDOGAN he trim azganë,
Ti je fat për muslimantë!

Shqiptaria,ta kanë dhanë besën,
Jem me Ty,derisa t’vdesim!

(Prof.dr.Musa Vila)

Artikulli paraprakAustrali, marrëdhëniet e Aborigjinëve dhe muslimanëve në një tablo mozaiku
Artikulli vijuesManipulimi vizual: të ç’kohe e ç’vendi janë këto imazhe të servirura si sjellje të shtetit turk me puçistët