Pokemon Go vazhdon të thyej rekorde të reja. Së fundmi është raportuar se aplikacioni ka sjellur 400 milionë dollarë vetëm për disa muaj prej lansimit të tij.
Loja ka qenë aplikacioni më i shkarkuar në javën e parë të daljes në treg dhe në të njejtën kohë ka qenë aplikacioni që më së shpejti ka arritur 50 milionë instalime në Google Play Store.
Tani, Pokemon Go është vlerësuar të jetë loja që më së shpejti ka arritur të sjell 500 milion dollar të hyra.
Loja mund të arrij miliardin e parë në të hyra deri në fund të këtij viti, nëse ritmi i tanishëm vazhdon të qëndrojë.