Policët hungarez në ndihmë të kolegëve maqedonas

Qeveria hungareze ka dërguar sot në Maqedoni 31 policë që të ndihmojnë për një periudhë një mujore gjatë patrollimit të kufirit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Policët hungarez do të jenë të angazhuar që të kontrollojnë hyrjen e refugjatëve të cilët për çdo ditë arrijnë në Maqedoni.

Kryeministrat e dy vendeve, Viktor Orban dhe Nikolla Gruevski, u morën vesh në dhjetor që Hungaria do t’i ndihmojë Maqedonisë gjatë kontrollit të kufirit “Ata në misionin e tyre do të kontribuojnë edhe me mjete transporti dhe kamera termike”, ka thënë komandanti i policisë hungareze, Janosh Balog.

Artikulli paraprakMinistritë duhet që të janë transparente me publikun, të publikojnë gjithçka në faqen zyrtare
Artikulli vijuesTë nderuar Xharra CO: Fryma nuk është ISIS!