Polici u vra për një pronë që kushtonte 1 milion euro

Ramadan, Agron e Mujë Gashi janë disa nga personat të cilët policia i ka marrë në pyetje, të cilët dyshohet se ishin dorasit e vrasjes së zyrtarit policor sot në orën 7 të mëngjesit.

Në kushte anonimiteti disa fqinj të policit thanë për televizionin Klan Kosova se ai kohë më parë kishte problem me këta kushërinj për një tokë me rreth 40 ari në lagjen e spitalit, për të cilën gjykata kishte marrë vendim 4 muaj më parë që ajo t`i rikthehej pronarit të vërtetë Shemsiut tashmë të ndjerë. Dyshohet se polici u vra për një truall i cili u tha se kushton rreth 1 milion euro.
 
Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës, ku njësitet e hetuesisë, po kryenin bastisje në dy lokacione.
 
Sapo ka përfunduar aksioni në njërin lokacion, ku policia e Kosovës po kryente bastisje.
Nga aty, Policia e Kosovës ka konfiskuar dokumente të ndryshme dhe një shtëpizë kompjuteri.
 
Bastisjet e Policisë së Kosovës janë duke vazhduar nëpër lokacione të ndryshme të Prishtinës. Policia e Kosovës është duke vazhduar të bastis disa garazhe dhe dy vetura, raporton gazetari i Indeksonline nga vendi i ngjarjes.

Tash për tash Policia ka bllokuar rrugët dhe është duke e kontrolluar dy vetura, një të tipit Mercedes dhe një Golf 6.
 
3 të arrestuar për vrasjen e Gashit, Policia vazhdon aksionin në “Mat” 
– Derisa po vazhdojnë hetimet për vrasjen e policit Gashi, burime të Indeksonline bëjnë me dije se deri tash janë arrestuar 3 persona si të dyshuar për përfshirje në rastin në fjalë.
Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për rastin e vrasjes së policit, Shemsi Gashi.

Hetimet janë duke u zhvilluar në dy lokacione të ndara, në rrugën “Muharrem Fejza”.
Indeksonline, po përcjell nga afër këto zhvillime dhe shumë shpejt do të sjellë detaje të reja për rastin në fjalë.kohaislame
 
Artikulli paraprakKëtë vit priten ndryshime brenda PDK-së
Artikulli vijuesJa cilave Festivale ua shkurtoi buxhetin Kujtim Shala (Listë)