Këtë vit priten ndryshime brenda PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës gjatë këtij viti pritet t’i futët një reforme të thellë partiake.

Reformën brenda partisë, i ka konfirmuar për Tribuna Channel edhe sekretari i PDK-së, Basri Musmurati.

Megjithatë, Musmurati nuk është shprehur i gatshëm të flas për një gjë të tillë, duke premtuar se pas një jave do të jap sqarime më të detajuara rreth reformës partiake.
Analisti politikë, Donik Sallova e sheh të domosdoshme reformën zgjedhore brenda PDK-së, për faktin se lideri i saj, Hashim Thaçi tashmë pretendon presidencën.
Sallova gjithashtu parasheh edhe liderin e ardhshëm të PDK-së

Edhe analisti politik, dren Doli mendon se procesi reformave brenda PDK-së, nënkupton procesin e konsolidimit të lidershipit të ri brenda kësaj partie.
“PDK është duke hyrë në një fazë të reformave të saj të brendshme, të cilat nuk do të jenë asgjë më shumë sesa fuqizim i Kadri Veselit brenda partisë, kuptohet, nëse aventura e Hashim Thaçit për të qenë president realizohet ashtu siç e ka planifikuar”, ka thënë Doli.

PDK para dy vitesh kishte mbajtur Kuvendin e fundit zgjedhor, ku kryetar i ë kësaj partie ishte rizgjedhur Hashim Thaçi.
Këtë vit zgjedhje të brendshme partiake do të kenë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. /G.F/.kohaislame
Artikulli paraprakHahn: Do ta ndihmojmë me 1 miliard euro Ballkanin Perëndimor
Artikulli vijuesPolici u vra për një pronë që kushtonte 1 milion euro