Mot i keq dhe temperatura të ulta në Shqipëri

0
327

TIRANË – Vazhdojnë temperaturat e ulta dhe reshjet e dëborës në shumë zona në Shqipëri.

Megjithëse situata në shumicën e akseve të Republikës së Shqipërisë duket se është drejt përmirësimit reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulta vazhdojnë të jenë prezente në vend.

Ndërkohë që ARRSH (Autoriteti Rrugorë i Shqipërisë) falë ndërhyrjeve të parreshtura ka bërë të mundur hapjen dhe mirëmbajtjen e shumë akseve rrugore në vend pak prej tyre paraqiten problematik si aksi Qafthanë-Pogradec.

Ndërkohë që opozita ka akuzuar qeverinë për neglizhim të situatës Policia e Shtetit sot në një deklaratë për shtyp ka thënë se ka vënë nën pranga 4 persona të cilët akuzohen se kanë abuzuar me detyrën e tyre.

Sipas deklaratës së policisë në operacionin e koduar “dëbora” janë arrestuar 4 persona dy prej të cilëve janë punonjës të autoritetit rrugor dhe dy të tjerë punonjës të një firme nënkontraktore.

Si pasojë e neglizhimeve të punimeve të firmës RD-2 SH.P.K aksi Qafthanë-Pogradec ka mbetur i bllokuar.

Sipas informacioneve firma në fjalë rrezikon të humbë edhe lizhencën e saj për shkak të abuzimit.