Serbët provokojnë policinë për Vidovdan

Policia e Kosovë për rajonin e Mitrovicës, njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Rreth orës 05:00 një grup prej afer 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës te marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë, thuhet në njoftimin e policisë, trasnemton REL.

“Policia me qellim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellë në piken kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës, njofton policia.

Me urdhër te prokurorit është hapur rasti “ Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim./koha/kohaislame

Artikulli paraprakKonflikti Turqi-Siri: Kthesë e rrezikshme
Artikulli vijuesPolicia e Kosovës siguron rregull për Vidovdanin e serbëve