Kryeministri “i merr në qafë” ministrat

Kabineti qeveritar do të ketë punë për gjatë gjith verës, pa pasur mundësi që ta shfrytëzojnë pushimin verorë.

Kështu ka vendosur kryeministri Hashim Thaçi, tek ka folur të mërkuren në mbledhjen e qeverisë, duke ju referuar punëve që duhet kryer ekzekutivi deri në gjysmën e parë të shtatorit, ku pritet të përmbyllet mbikqyrja e pavarësisë.
“Do të kemi punë edhe gjatë tërë verës, në mënyrë që të përmbyllet së implementuari e tërë pakoja, dhe pastaj me 10 dhe 11 shtator të merrët vendimi përfundimtarë”, ka thënë kryeministri Thaçi, shkruan koha.
“Do të vazhdohet me kapitullin e integrimit të Kosovës në strukturat e NATO-s dhe në Bashkim Evropian” ka thënë Thaçi.
Takimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë në niveltë drejtorëve për Ballkanin Perednimor të ministrave të punëve të jashtme do të mbahet të hënën, në Ministrinë Federale për Marrëdhënie Evropiane dhe Ndërkombëtare në Vjenë. /Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakPolicia e Kosovës siguron rregull për Vidovdanin e serbëve
Artikulli vijuesTURQIA DËRGON PËRFORCIME NË NJËSITË USHTARAKE NË KUFI ME SIRINË