Policia e Serbisë vendos kontejner në territorin e Kosovës në Jarinje

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka vendosur një kontejner në territorin e Kosovës për nevoja të policisë paralele serbe që funksion në Kosovë. Kontejneri është vendosur para pak ditësh në brendi të territorit të Kosovës në pikëkalimin kufitar ne Jarinje të Leposaviqit.

Sipas burimeve vendosja e këtij objekti është lejuar edhe nga EULEX-i. Kjo mund të supozohet pasi që automjetet e EULEX-it janë duke qëndruar fare pran kontejnerit. Ky objekt i policisë së Serbisë është vendosur në kërkesën e komandanti të policisë në veri të Mitrovicës, Gjorgje Dragoviq si dhe majorit të kësaj policie. Nino Mijanoviq.

Zyrtarë të policisë në Mitrovicë kanë theksuar se policia e Kosovë nuk ka informacion për vendosjen e këtij kontejneri./koha/kohaislame


Artikulli paraprakBankat e Kosovës me kamatat më të larta në rajon
Artikulli vijuesNjutoni mbi Biblën