Prishtinë, 14 qershor – (E plotësuar) Sipas informatës zyrtare të Policisë së Kosovës, sot rreth orës 12:20, PK-ja ka pranuar një informacion përmes linjës emergjente se në Fshatin Ndërkombëtarë në lagjen e Hajvalisë është raportuar për një rast vrasje në tentativë ndaj shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit .
Personi i lënduar është transportuar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Me të pranuar informatën njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore me qëllim të zbardhjes së rrethanave të këtij rasti.
Në ndërkohë nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë policia ka pranuar informacionin se rreth orës 14:30 viktima i këtij rasti ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga ky incident.
Bazuar në hetimet preliminare policore incidenti ka ndodhur në zyrën që posedonte viktima në këtë lagje dhe mjeti i kryerjes së vrasjes dyshohet të jetë një armë e ftohtë – thikë.
Njësiti i forensikës nga Drejtoria rajonale e Prishtinës është duke proceduar akoma këqyrjen e vendit të ngjarjes në lokacionin ku ka ndodhur vrasja.
Ekipet e hetuesve në vendin e ngjarjes janë në proces të grumbullimit të informacioneve që janë të nevojshme për procesin hetimor dhe zbardhjen e rrethanave rreth këtij rasti të vrasjes.
Procesi hetimor nga niveli i Drejtorisë rajonale tani ka kaluar tek Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda, në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme
Prishtinë, 14 qershor – Sa po u njoftua se Dino Asanaj ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes së mjekëve, në QKUK, pas plagëve që mori.
Policia konfirmon therjen e Dino Asanajt
Prishtinë, 14 qershor – 14:30 – (E Plotësuar) Policia ia ka konfirmuar KTV-së se pak çaste më parë, në zyrën e tij private, në Fshatin ndërkombëtare Amerikan është therur me thikë Dino Asanaj, drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Bëhet e ditur se ai ka marrë plagë të rënda në fyt dhe afër zemrës.
Asanaj i është nënshtruar një operacioni kirurgjik në QKUK. Po ashtu pohohet se jeta e tij është në rrezik.
Prishtinë, 14 qershor – Mjekët e QKUK-së në Prishtinë po bëjnë përpjekje për t’ia shpëtuar jetën shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, i cili u ther me thikë në zyrën e tij, në kryeqytet. Lajmin ia konfirmuan “Kohës Ditore” mjekët në klinikën përkatëse të institucionit më të lartë shëndetësor të Kosovës, QKUK.
Merret vesh se Dino Asanj ka marrë shtatë plagë nga thika, në Fshatin Amerikan.
Policia nuk e ka konfirmuar lajmin, por as nuk e ka mohuar.kohaislame
You Might also Like
A zbutet Beogradi, a do të mund të ndryshohet platforma?
Nënkryetari i qeverisë serbe, Rasim Lajic deklaroi sonte se, kur ka të bëjë me Kosovën,…
By
Redaksia
1 Min Read
Hamburg: Vritet një kosovar dhe plagoset një kosovare
Natën e së mërkurës në Hamburg të Gjermanisë është vrarë një kosovar dhe është plagosur…
By
Redaksia
1 Min Read
Hoxha që u arrestua për terrorizem veteran i UÇK-es
Mazllam Mazllami imam në Xhamin e Jeni Mahalles në Prizren i cili u arrestua muaj…
By
Redaksia
1 Min Read
Rritet kriminaliteti
Veprat e vogla penale, siç janë vjedhjet në rrugë, ato të veturave, lëndimet e lehta,…
By
Redaksia
5 Min Read
Bala: Refugjati nga Kroacia bëhet ministër, shqiptari dëbohet
Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje Nazlije Bala ka reaguar për arrestimin e më pas deportimin nga…
By
Redaksia
1 Min Read
Sektori i shërbimeve, i vetmi sektor me bilanc tregtar pozitiv
Sektori i shërbimeve është i vetmi sektor i ekonomisë në të cilin ka bilanc pozitiv…
By
Redaksia
5 Min Read
