Hoxhaj: Kosova e gatshme për dialog me Serbinë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është e gatshme të hyjë në dialog me Serbinë për një proces të normalizimit të relacioneve ndërmjet dy vendeve, por në asnjë rrethanë nuk do të bisedojë për integritetin territorial të saj. Ai ka theksuar se edhe Komisioni Evropian në raportin e progresit ia bëri të qartë Serbisë se nuk ka ndarje të Kosovës.

“Raporti i progresit për Serbinë në mënyrë të qartë e respekton integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe është mesazh më se i qartë se askush nuk e mbështetë ndarjen territoriale të Kosovës. Ndarja e Kosovës si ide është një ide që i takon së kaluarës është një ide e cila do të prodhonte pasiguri, jostabilitet dhe do të krijonte efekte zingjirore jo vetëm në raport me Kosovën por edhe për disa shtete të rajonit, prandaj edhe qëndrimi i të gjitha shteteve më ndikim është që ndarja është e papranueshme dhe kufijtë në Ballkan janë njëherë e përgjithmonë këta kufij”, citon RTK-ja Hoxhajn.kohaislame

Artikulli paraprakFacebook-u teston opsionin e “listës së dëshirave”
Artikulli vijuesWindows Phone 8 sjell operacione të përmirësuara në të njëjtën kohë