Policia izraelite vret një palestinez në Bregun Perëndimor

1 Min Read

Forcat izraelite të sigurisë vranë një palestinez në Bregun Perëndimor me arsyetimin se me armë të ftohtë sulmoi policët, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezi u vra në pikën e kontrollit Kalendiya.

Zëdhënësi i policisë izraelite Luba Samiri tha se është hapur zjarr ndaj palestinezit (28) i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve.

Sipas tij, i riu i cili ka jetuar në Kefr Akab, gjoja ka sulmuar policët me thikë. Në rrjedhë është hetimi lidhur me këtë rast.

Nga Ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmuan se është vrarë një palestinez.

Kohën e fundit janë intensifikuar sulmet e forcave izraelite ndaj palestinezëve.

TAGGED:
Share This Article