Policia kroate mbrëmë ka kthyer 217 migrantë ne Serbi

Policia e Kroacisë ka kthyer mbrëmë 217 migrantë në Serbi, konfirmoi për Anadolu Agency Ministria kroate e Punëve të Brendshme (MPB).

“Bëhet fjalë për migrantë pranimin e të cilëve e ka refuzuar Republika e Sllovenisë”, theksoi MPB-ja kroate. Në faqen zyrtare të MPB-së kroate theksohen paralajmërimet e Republikës së Austrisë për ashpërsimin e kritereve për pranimin e migrantëve.

“Numri prej 2.500 të migrantëve në bazë ditore nuk paraqet problem sa i përket pranimit në Republikën e Kroacisë dhe transferimit të mëtejshëm drejt Republikës së Sllovenisë, duke marrë parasysh faktin se ky numër mesatar i migrantëve ka qenë në bazë ditore gjatë javëve të fundit. Gjatë fundjavës deri më sot policia kroate ka pranuar 200 migrantë të cilët i ka kthyer Republika e Sllovenisë”, thuhet në faqen zyrtare.

Lidhur me të gjitha çështjet aktuale dhe zgjidhjet e mundshme që ka të bëjë me krizën e migrantëve do të bisedohet në takimin e shefave të policisë të vendeve të rrugës së migrantëve (Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Maqedonisë) më 18 shkurt në Zagreb.

Artikulli paraprakUnë e Adhuroj Zotin – Ky i humburi më thotë Arab, Turk.. bla bla bla
Artikulli vijuesKujt i pengon xhamia e re në Ulqin?