Policia turke në një minibus në qarkun Mardin në juglindje të Turqisë, zbuloi tre tonë eksploziv për të cilin supozohet se i përkasin Partisë Punëtore Kurde, transmetoi gazeta “Hyriet”.
Patrulla policore mbrëmë ka tentuar ta ndalë minibusin për kontroll rutinor në qytetin Jeshili, por shoferi ka refuzuar të ndalet, që ka shkaktuar dyshim tek policët, të cilët kanë hapur zjarr ndaj automjetit, duke shtënë në rrota.
Automjeti ka vazhduar edhe mëtej të lëvizë me goma të dëmtuara, duke ardhur deri në një udhëkryq, ku shoferi ka dalë nga minibusi dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Gjatë bastisjes së automjetit policët në të kanë gjetur pothuajse tre tonë eksploziv.
Policia ka filluar aksion për gjetje të shoferit të minibusit, i cili është i dyshuar për terrorizëm.