Ata do të dhurojnë një minimum prej pesë për qind të të ardhurave të tyre mujore, dhe paratë do të përdoren për rinovimin dhe ndërtimin e tempujve si dhe qëllime të tjera prioritare për Dioqezës, raporton Gazeta Blic.
Politikanët serbë të Listës Serbe ndajnë 5 përqind të pagave të tyre për Kishën Ortodokse në Kosovë
Kryetari i Komunës së Graçanicës Vladeta Kostiq, Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Kosovës Branimir Stojanoviq dhe dyzet politikajë tjerë të institucioneve të Kosovës nga territori i asaj komune kanë nënshkruar një kontratë me Dioqezën e Kishës Ortodokse, sipas së cilës një pjesë e pagave të tyre përcjellen si ndihmë për këtë Dioqezë.
“Kontratat ne i nënshkruam me zemër të lumtur, sepse kemi filluar një gjë të madhe. Zhvillimi i kishës është jetik për ne dhe cilët jemi të vendosur që të marrim vendime të shumta të cilat njerëzve tanë do t’u ndihmojnë” ka thënë Branimir Stojanoviqi i cili ka ftuar të gjithë ata që janë në gjendje të bashkohen në këtë aksion.
Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit Teodosje përshëndeti veprimin e politikanëve serbë.
“Me gjërat tona të shenjta që ne duam për të ruajtur praninë tonë dhe besimtarët, sepse njëra pa tjetrën nuk mund të ekzistojë. Çdo qindarkë apo euro, e cila është investuar në këtë mënyrë do të përdoret për të mirën e përbashkët, për ruajtjen e shenjtërive tona” ka thënë Theodosije.!kohaislame