Spiunazhi Izraelit: Lufta e parë e presidencës së Donald Trump do jetë mes Kosovës e Serbisë

0
985

Treni serb me slogane raciste dhe kundër shtetit që provoi të futet në Kosovë është një kujtim më shumë se simbolik, për luftërat brutale të viteve 1990 në Ballkan, shkruan DEBKA File, uebsajti i inteligjencës ushtarake në Izrael.

Me titullin – Lufta e parë e presidencës së Donald Trump do jetë mes Kosovës e Serbisë, ky website shkruan se përplasja është e pashmangshme.

Dy ushtri janë gati për betejë; 60.000 trupa serbë, dhe vetëm rreth 6000 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë në këtë numër edhe rezervat, shkruan ky sajt, që citon edhe presidentin serb Tomislav Nikoliç, i cili tha se “nëse serbët do vriten, do ta dërgojmë ushtrinë në Kosovë”.

DEBKA shkruan se në Ballkan ka pasur luftëra të tmerrshme, por me ndihmën amerikane dhe mbështetjen për vendet myslimane – Bosnja, Kosova – është bërë e mundur që të ketë një qetësi të përkohshme.

Kjo politikë mbështetjeje për Kosovën nga Amerika ka vazhduar nga presidenti Bill Clinton e deri tek Barack Obama, por duket se kjo epokë ka përfunduar me trenin serb të nisur për Kosovë shkruan DEBKA.

Sipas këtij sajti treni serb do të provojë të futet përsëri në Kosovë tani pas inaugurimit të Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nëse sulmohet nga forcat policore të Kosovës atëherë ushtria serbe do të ndërhyjë dhe do të futet brenda shtetit, por edhe nëse nuk sulmohet, ushtria serbe pritet të marshojë pas trenit”.

“Kosova do të kërkojë ndihmë për këtë ndërhyrje, por në vitin 2017 ky vend le ta harrojë mbështetjen nga ndonjë vend europian, madje as nga Gjermania”.

Sipas këtij sajti izraelit, që bën analiza të vlefshme mirëpo informacionet i jep duke mos treguar burimet, Trump-it kjo ndërhyrje do t’i prezantohet si një intervenim.