Një politikane në Gjermani e përdhunuar në Janar të këtij viti, ka pranuar se ka gënjyer në polici pas ngjarjes rreth etnisë së personave që e sulmuan.
Selin Gören, zëdhënësja e lëvizjes së majtë “Solid”, është sulmuar seksualisht në qytetin e Mannheim ku edhe punonte si aktiviste për refugjatët.
Pas ngjarjes ajo ka shkuar menjëherë në polici, por nuk ka treguar në lidhje me etninë e personave që e sulmuan dhe që ata flisnin arabisht.
Përkundrazi ajo e ka thënë se sulmuesit flisnin gjermanisht, përcjell TCH.
Arsyeja se pse e ajo e bëri këtë ishte pasi i druhej faktit se emigrantët do vuanin të njëjtën situatë pas sulmeve seksuale natën e vitit të ri në Këln.
Ajo shprehet se zgjodhi të gënjejë për të mos shtuar ndjenjën e racizmit të gjermanëve për emigrantët.
Por një tjetër ngjarje është përsëritur në të njëjtën zonë ka shtyrë Selin Gören të tregojë të vërtetën me shpresën që autorët e ngjarjes të kapen.